Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Kemi pasë një Qeveri që reagon veç kur bjen Blloku 2

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të ditës së sotme, të thirrur për shtrenjtimin e energjisë elektrike, tha se si opozitë kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për një problem të jashtëzakonshë, që siç thotë Tahiri, prekë çdo qytetar të Kosovës.
“Kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme për një problem të jashtëzakonshëm, që prekë secilin qytetar të Kosovës e secilen familje. Ne kemi pasë një Qeveri të fjetur që reagon veç kur bjen Blloku 2”, tha Tahiri.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, në të cilin thuhet se do të këtë rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovatorë energji elektrike në muaj. Këtë propozim nuk e kanë mirëpritur bizneset, duke thënë se energjia po u shkakton humbje të mëdha.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës është në diskutim publik. Sipas saj, ky propozim nuk është final dhe se do të jepen propozime shtesë nga qeveria.
Qeveria të premten ka ndarë 10 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button