Tahiri kërkon dorëheqjen e Borrellit dhe Lajçakut

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e Shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Emisarit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas saj ata nuk kanë krijuar marrëdhënie paqësore mes Kosovës dhe Serbisë por kanë bërë të kundërtën.

“Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak duhet të japin dorëheqjen menjëherë si Ndërmjetësuesit e BE-së për paqen mes Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të krijonin marrëdhënie paqësore fqinjësore, ata përfunduan duke sjellë dhunën e kriminelëve të Vuçiç-it kundër paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter./21Media

Back to top button