Ukraina mohon përfshirjen në sulmin e supozuar me dron në Moskë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka fajësuar Ukrainën për një sulm të dyshuar me dron në Moskë të martën. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë. Dy persona u plagosën dhe ndërtesat u dëmtuan në kryeqytetin rus, sipas mediave shtetërore.

Sulmet e raportuara pasuan një tjetër bombardim rus të Kievit gjatë natës. Të paktën një person u vra pasi mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 29 drone Shahed të prodhuar nga Irani, thanë zyrtarët ukrainas.

Ushtria e Ukrainës tha se sulmet ishin sulmi i 17-të ajror në Kiev këtë muaj dhe vijnë pasi Rusia nisi një sulm të pazakontë raketor gjatë ditës të hënën.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky tha se koha e kundërofensive të pritur prej kohësh të Ukrainës është caktuar, por ai nuk dha detaje specifike./21Media

Back to top button