Tahiri kërkon nga Rama të anulojë menjëherë vendimin për rrugët njëkahëshe në Prishtinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet është testim pa rezultat të qartë, duke kërkuar kështu anulimin e tij.
“Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban.”, ka thënë Tahiri përmes një postimi në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se ndonëse qëllimi i këtij organizmi është ambiental tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj.
“Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët.Ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga Kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë.”, ka përfunduar Tahiri./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?