Tahiri: Kosova afër një katastrofe ekonomike shkaku i situatës në sektorin energjetik

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po ndodh me sektorin energjetik.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri thotë se liberalizimi i tregut të energjisë elektrike” pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bazuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim”.
Ai ndër të tjera tha se rritja deri në 200 % të çmimit i çon në bankrot shumë ndërmarrje.
“Situata në sektorin energjetik është serioze dhe afër një katastrofe ekonomike. Rritja deri në 200% e çmimit të energjisë për prodhuesit po e çon shumë ndërmarrje drejt bankrotimit. Këto biznese përfaqësojnë rreth 70% të punësimit në sektorin privat dhe kontribuojnë në mbi 50% të GDP-së së Kosovës. Liberalizimi pa tranzicion të drejtë, pa dialog, pa analizë të bqzuar në evidencë dhe pa mbështetje është recetë për destabilizim. Qeveria duhet të dëgjojë zërin e atyre që punësojnë mijëra qytetarë dhe jo t’i stigmatizojë si armiq të shtetit. Reforma kërkon përgjegjësi, jo arrogancë”, ka shkruar Tahiri. /21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?