Tahiri: Kurti dje iku nga përgjegjësia dhe foli për Shkup e Shkodër

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se raportimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti për takimin e Brukselit ishte ‘ikje’ nga përgjegjësia.

Tahiri potencoi se seanca e djeshme u kthye në një takim politik elektoral të VV-së.

“Raportimi i djeshëm i kryeministrit për takimin e Brukselit ishte ikja më spektakulare e Albinit nga përgjegjësia dhe dështimi i tij dyvjeçar në dialog. Ai foli për Shkup e Shkodër, veç për temën që ishte thirrur nuk u përgjigj. Në fakt seanca e djeshme u kthye në një takim politik elektoral të VV-së”, shkroi Tahiri.

“Qytetarët vazhdojnë të presin përgjigje për:

Çka do të fitojë Kosova nga kjo çasje e qeverisë në dialog dhe a do të bëhet dhe si do të bëhet Asociacioni?

Kur do të largohen sanksionet?

Cila është perspektiva e vendit për anëtarësim të shpejtë në NATO?”.

Back to top button