Vajza e Jakup Krasniqit: Tri vjet në pranga, tri vjet me dashuri dhe dëshirë për lirinë e babait

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi në trevjetorin e arrestimit të babait të saj nga Gjykata Speciale është shprehur e emocionuar duke thënë se këto tre vite ishin si në ferr.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar se liria ka vetëm një emër “Jakup Krasniqi”.

“Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymtë e fshehur pas 12 dyersh të hekurta. Aty festuam ditëlindje, suksese, fejesa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba! Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtëm me karta. Biseduam aq shumë për jetën tënde! Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë. Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë. Në këto tre vite padrejtësi, liria jonë kishte vetëm një emër: Jakup Krasniqi”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Back to top button