Tahiri: Kurti po përdorë logjikë të mbrapsht, inatçore e autoritare

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka logjikë të mbrapsht, inatçore e autoritare, derisa është deklaruar për mosshkuarjen e tij në takimin joformal të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Mosshkuarja e kryeministrit të Kosovës në një takim joformal i ftuar nga kryeministri i Shqipërisë tregon logjikën e mbrapsht, logjikën inatçore, logjikën autoritare të një njeriu që e udhëheqë Kosovën. Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat. Jemi përjashtuar nga programi i BE-së, jem përjashtuar nga Defenderi amerikan, jemi përjashtuar nga takimet në SHBA, tash edhe u vetëpërjashtuam nga iniciativat rajonale. Kjo është logjikë inatçore dhe është joshtet formuese”, ka thënë ai në një konferencë për media këtë të hënë.
Tahiri ka bërë thirrje për Qeverinë që të ndalojë, siç tha ai, eksperimentimin, dobësimin dhe kolapsimin e Kosovës.
Sipas shefit të GP-së së AAK-së, Ligji për pagën minimale, i miratuar së fundmi në Kuvend, ka për qëllim largimin e veteranëve të UÇK-së nga ky ligj.
“Ligji për pagën minimale e ka pasur vetëm një qëllim, për t’i margjinalizuar dhe për t’i larguar një kategori shumë të rëndësishme, atë të veteranëve të UÇK-së. Ligji i pagës minimale është ligj që s’ka asnjë efekt të vetëm në terren sepse në sektorin privat nuk ka rrogë nën 260 euro”, ka theksuar Tahiri./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA