Tahiri-Kurtit: Mos i përçaj komunat, takoj grevistët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti që t’i takojë sindikalistët.
“Mos përçaj! Sot, Kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit”, shkroi Tahiri.
Sipas Tahirit, sindikalistët po presin për dialog.
“Sindikalistët po presin takim e dialog social!”, përfundoi Tahiri./21Media

Back to top button