Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri-Kurtit: Pse s’pate guxim t’i kërkosh Bërnabiqit ta çlirojë Serbinë nga kriminelët

 

 

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurtin se pse nuk kishte guximin që t’ia thoshte Ana Bërnabiqit, se Serbia duhet të çlirohet nga kriminelët dhe ata kriminelët duhet të vendosen para drejtësisë për krimet në Bosnjë e në Kosovë.

“Pse nuk patet guximin me kërkua një gjë të tillë nga Serbia, por e futet edhe Kosovën në një hartë të tillë. Ne e dimë gjenocidin që ka kryer Serbia dhe regjimi i Millosheviqit pjesë e të cilës ka qenë edhe presidenti serb, që ju nuk po keni guximin me ia thënë, por në këtë rast po e futni edhe vendin tonë, edhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranët pjesë të kësaj harte që kanë kryer krime. Dil thuaja edhe Vuçiqit dhe Serbisë, pra mos u frikëso nga ta. Se sa ma keq që je në fillim të procesit të dialogut dhe e ke ulur pazarin aq shumë dhe na e nxjerrë aq keq si shtet saqë është e paimagjinueshme me ardh nga kryeministri i Kosovës një pozicionim i tillë”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e marrëveshjeve të dëmshme, siç është edhe mini-shengeni ballkanik.

“Ne nuk duhet të bëhemi pjesë e marrëveshjeve që e dëmtojnë subjektivitetin tonë ndërkombëtarë, e dëmtojnë agjendën tonë ndërkombëtarë. Pse po hyni në një proces të tillë që do të na dëmtojë në të ardhmen. Ju e harruat mini-shengenin shqiptar dhe hytë në një proces shumë të rrezikshme qysh është mini-shengeni ballkanik. Pse po dilni prej parimeve dhe obligimeve që keni marrë gjatë fushatës zgjedhore. Pse po hyni në një poçes kaq të dëmshëm dhe të pafavorshme për Kosovën jo vetëm në aspektin politik por edhe ekonomik”, ka thënë ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button