Tahiri – Kurtit: Të shkoi mandati me rima

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit në atë që çfarë i ka dhënë kuptim 17 shkurtit, shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Tahiri ka ndër tjera ka shtuar se Kurtit i shkoi mandati vetëm me rima, pa asnjë projekt të përfunduar.

“17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima”, ka shkruar Tahiri në Facebook,.

Back to top button