Tahiri: Me Ligjin e pagave, Shërbimi Korrektues përfituesi më i madhe
Aktualisht, paga më e vogël e oficerit korrektues është 364 euro dhe shtesa 107 euro
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka siguruar gardianët e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ngritjen e pagave, duke hedhur poshtë kështu spekulimet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur me miratimin e Ligjit të Pagave.
Tahiri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shpjeguar në detaje rritjen e pagave për Shërbimin Korrektues, duke thënë se kjo është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë që prej themelimit të këtij institucioni. Për këtë, ai ka thënë se është angazhuar personalisht.
“Të dashur gardianë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sot ka ndodhur rritja më e madhe e pagave ndonjëherë që prej themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës. E di që sot jeni dezinformuar nga ata që dezinformimin e opinionit publik e kanë shndërruar në rutinë. Jam kujdesur vetë që nga kjo rritje pagash – të përfitoni edhe ju. Aktualisht, paga më e vogël e oficerit korrektues është 364 euro dhe shtesa 107 euro. Me ligjin e miratuar sot, ndërkaq, formula e re është si në vijim: Paga më e vogël e oficerit korrektues do jetë 442 euro, ose koeficienti 1.85 (një koeficient ka vlerën e 239 eurove) dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë. Pra, klasifikimi i gardianëve do bëhet nga koeficientet 1.85 deri në 2.9 dhe shtesat nuk do jenë më fikse, por deri ne 40 % e pagës bazë, si dhe përvoja e punës. Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm do kenë koeficientin 3.65 dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë. Drejtori i Përgjithshëm do ta k etë koeficientin 4 dhe 40 % të pagës bazë.”, kla shkruar ai.