Tahiri: Ndryshimet në veri janë propagandë e Qeverisë Kurti
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se propaganda e Qeverisë, se në veri po bëhen ndryshime thelbësore, nuk është e vërtetë.
Tutje ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se veriu është pa sovranitet të shtetit e me protektorat të shtuar, ku siç thotë ajo forcat e KFOR-it çdo ditë po shtohen.
Sipas Tahirit, në veri nuk funksionojnë gjykata e Kosovës e as katër komunat, nuk paguhet rryma e as faturat nuk iu kanë shkuar qytetarëve.
Postimi i plotë:
Veriu pa sovranitetin e shtetit plus me protektorat te shtuar, forcat e KFOR-it cdo dite po shtohen ne veri – propaganda e qeverise se ka bere ndryshime thelbesore ne veri jane te paverteta – ne veri nuk funksionojne gjykatat e Kosoves, nuk funksionojne kater komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymes nuk iu kane shkuar qytetareve.
I vetmi institucion qe funksiononon eshte policia e Kosoves por pa policet serb. Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, i vendosem te gjitha institucionet e shtetit ne veri, e vendosem kufirin me Serbine, madje shenjuam dhe pikat kufitare.