Tahiri: Në kodrën e Arafatit perëndoi dielli, urime Kurban Bajramin

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri këtë vit mori rrugën për të kryer pelegrinazhin e Haxhit.
Nga atje, Tahiri ka uruar Kurban Bajramin që në Kosovë festohet nesër (9 korrik).
“Tani kur dielli perëndoi në kodrën e Arefat-it, urime Kurban Bajramin! Në familjet tuaja përherë mbretëroftë lumturia, dashuria, paqja e begatia e Zotit. Haxhilerëve tanë, Haxh e lutje të pranuara te i Madhi Zot. Zoti e ruajt Kosovën”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button