Orët e fundit të përgatitjeve për Bajram, rrugët përplot me qytetarë, fëmijët me padurim presin festën

Çarshia dhe “Bit Pazari” më të frekuentuara se ditëve të zakonshme.
Qytetarët shpejtojnë të blejnë gjërat e fundit për festën e Bajramit. Ushqime, por edhe rrobe të reja për fëmijët.

-A keni bërë përgatitje për Bajram?
-Kemi bërë disa, kemi bërë.
-A do të therni kurban?
-Po kësmet. E kemi blerë tashmë.
-Po bakllavanë?
-Edhe bakllavë kemi bërë.
-Nuk e di, nuk është blerë bakllava komplet, arrat veç, sheqeri veç, bëhet 1000 den., çmimet shumë të shtrenjta, pak andej pak këndej i mbledh paratë për bajram.
E po ta blesh bakllavanë e gatshme, kushton ca më shtrenjtë.
-2000 denarë është një tepsi bakllavë.
-Sa ju kushton përgatitja e një tepsie?
-Kushton sepse janë rritur çmimet shumë.
-A keni përfitim në krahasim me vitet e kaluara?
-Më parë kanë blerë më shumë sepse kanë qenë më lirë.
-Ju a bëni lirime?
-Po bëjmë lirime shkaku i festës së bajramit.
Fëmijët janë ata që me padurim e presin festën.
-A keni blerë rroba për Bajram?
-Po.
 -Çfarë keni blerë?
-Rroba.
-Çfarë?
 -Maicë.
-Çfarë keni blerë?
-Pantallona të shkurta.
-A je i gëzuar që vjen Bajrami?
-Po.
-A shkon nesër në xhami?
-Po shkoj.
Tregtarët të pakënaqur. Ata thanë se edhe krahas zbritjeve, ka pak shitje.
 “Popullata shumë dobët është, shitja është dobët, më shumë shitje ka pasur sepse edhe popullsi ka pasur, tani rinia ka dalë jashtë, nuk ka asnjë vetë e shihni që nuk ka, vetëm pleq kemi mbetur”.
-A keni bërë lirime për Bajram?
-Lirime ka, por shitje jo.
Tregtarët thanë se çmimet i kanë ulur në shenjë solidarizimi me qytetarët në kohë krize ekonomike, raporton TV21./21Media

Back to top button