Tahiri pas vendimtit të Kushtetueses: Jam shumë i lumtur

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi vendimit të Gjykates Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, deri më 15 dhjetor.
Tahiri në një postim në Facebok thotë se është shumë i lumtur që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë çështjes së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me këtë shkarkim të paligjshëm, duke prishur kalkulimin e këtij pushteti që s’pyet për parime dhe ligjshmëri.

“Sot kjo Gjykatë, aprovoi kërkesën për Masën e Përkohshme, respektivisht vendosi pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Kuvendit, i cili i shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Ne jemi të bindur se i tillë do të jetë edhe vendimi meritor për vlerësimin e këtij rasti”, ka shkruar Tahiri ndër tjera në Facebook.
Sipas tij kjo është një fitore e të drejtës “mbi padrejtësinë, e meritës mbi arrogancën. Fitore e demokracisë si vlerë mbi keqpërdorimin në emër të saj”./21Media
Back to top button