Tahiri: Pastërtia e luftës së UÇK-së është dëshmuar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë tha se tema e hapjes së arkivave të UÇK-së, është zhvendosur nga Beogradi në Prishtinë.

Sipas tij, Kosova nuk ka asgjë për të fshehur ngase në shumë procese është dëshmuar pastërtia e luftës.
“Më duket e pabesueshme që një diskurs i tillë nga Beograd po zhvendoset në Kosovë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur ku në disa raste është shfaqur pafajësia e luftës së UÇK-së”, ndër tjera Tahiri.
Gjatë takimit të nivelit të ekspertëve javën e kaluar, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së./21Media.
Back to top button