Tahiri: Performanca më e dobët parlamentare e një mazhorance (Video)

“Parlamenti është shndërruar në një ndërmarrje për punësime familjare”
Pas përfundimit të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kjo është mazhoranca me performancën më të dobët të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Tahiri në një konferencë për media, tha se për pesë muaj të kësaj qeverie Parlamenti i Kosovës ishte shndërruar në një ndërmarrje të madhe për punësime familjare dhe kapjes së institucioneve publike./21Media

Back to top button