Tahiri përmend punën e vetme të mirë të Qeverisë!

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas tij qytetari tani është më i varfër dhe më i pasigurtë.
“Reagimi i vonshëm, e një qeveri e arsyetimeve ka bërë që:
· Energjia të rritet 100% në kurriz të qytetarit;
· Derivatet dhe secili produkt ushqimor është rritur në nivele të pa krahasueshme;
· Përderisa paga në sektorin publik e privat ka mbetur e njëjtë.
Inflacioni ka zbritur e devalvuar vlerën e pagës, e qytetari është vënë në pasiguri e panik;
Politikat e Qeverisë nga veprime kanë mbetur në fraza shfajësimesh e bartje përgjegjësish, ndërkaq vendimmarrja i ngjason logjikës, ‘mos vepro, pengo, sepse e gjejmë fajtorin’.
Institucionet e pavarura dhe ato qeveritare, kanë vendosur kriter ç ’kapje e profesionalizmi, mbishkrimin e rrjeteve sociale ‘Krejt dhe Drejt’
Në ditën e parë të vitit të dytë me qeverinë Kurti II, me problemet globale e mosveprimin nacional qytetari i Kosovës, është më i pasigurt dhe më i pa shpresë.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai tutje ka kritkuar Qeverinë Kurti edhe për politiken e jashtme.
“Në rrafshin ndërkombëtar Kosova ka ulur kredencialet, me komunikim të gabuar, e mos besueshmëri ndaj partnerëve.
Raporti me ShBA është dëmtuar dukshëm, ndërsa pozicioni ynë me vendet e BE-së është në pikën më të ulët që ka qenë ndonjëherë.
Dialogun e trajtojmë në nivel të teknikëve, ndërsa raportin me Serbinë e trajtojmë prej teme në temë, sikurse rasti i mbajtjes së zgjedhjeve më 3 prill. Ndërkaq, arritja e marrëveshjes finale, që përmbyllet me njohje, duket i pa qartë. “, ka shkruar Tahiri.
Megjithatë ai pati një vlerësim pozitiv për Qeverinë.
“Nëse pyet dikush cila është puna e vetme e mirë e kësaj qeverie, lehtësisht e dimë se është krijimi i Fondit të Sigurisë.”, ka përfunduar ai.
Qeveria dje ka marrë kritka edhe nga partitë tjera opozitare PDK dhe LDK./21Media

Back to top button