Në këtë fshat për lajmërimin e kohës së iftarit do të kriset topi

Këtë vit, muaji i Ramazanit në fshatin “Kamjan” të Tetovës do të pritet me një atmosferë ndryshe.
Për lajmërimin e kohës së iftarit do të kriset me top, që është donacion i një mërgimtari.
“Risi në Kamjan. Për nder të Ramazanit si obligim fetarë, bashkëfshatari ynë Kalosh Bajrami, për Kamjanasit dhe rethinën, na ka Donuar një top simulues për mes së cilit do kryhet paralajmërimi i çeljes së Iftarit gjatë 30 ditëve të Ramazanit.Falenderimet tona i shkojnë Kalosh Bajramit”, bëhet e ditur në Facebook nga Bashkësia Lokale e fshatit “Kamjan”.
Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 30 ditë. Muaji i Ramazanit do të fillojë më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel).
Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame. Përveç ngrënies dhe prijes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.
Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj./21Media

Back to top button