Tahiri: Presidentja po e lehtëson Kurtin nga fajet, prishjen me Amerikën po ia ngarkon Kosovës
Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e lehtëson kryeministrin Albin Kurti dhe se ato po ia ngarkon Kosovës.
Sipas Tahirit, Osmani nuk po thotë se Qeveria i prishi raportet më SHBA-në, por thotë se Kosova nuk duhet të përplaset me Amerikën.
“Presidentja po e lehtëson Kurtin nga fajet po ia ngarkon Kosovës – nuk thotë se qeveria prishi marrëdhëniet me Amerikën por thotë nuk duhet Kosova te përplaset me Amerikën”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Osmani të premten gjatë një prononcimi për media, ka inkurajuar të gjitha institucionet e vendit që të bëjnë çmos në ruajtjen e raporteve me aleatët sidomos me SHBA-të. Sipas presidentes, Kosova ka probleme të mëdha të sigurisë me Serbinë prandaj, siç vlerësoi, vendit i duhen aleancat.
“Kosova nuk mund të ecë përpara vetë. Nëse dëshirojmë të ecim përpara si shtet këtë duhet ta bëjmë së bashku me aleatët. Edhe kushtetuta edhe aleatët”, ka thënë Osmani./21Media