Tahiri-Qeverisë: Synojmë t’ju ndihmojmë të rregullohet statusi i pagës bazë për mbi 22 mijë punëtorë të arsimit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi që Projektligji për paga të përfshihet në buxhetin e vitit 2022.
Deputeti Besnik Tahiri, tha se kjo do t’i ndihmonte Qeverinë nga presioni i sindikatave, pasi i njëjti do të hynte në fuqi më 1 mars 2021.
“Përmes këtij debati dëshirojmë që të dakordohemi të buxhetojmë ligjin e pagave që do të hyjë në fuqi më 1 mars. Amendamentin që e kemi propozuar të gjejë formën të hyjë në buxhet, kjo i ndihmon qeverisë, pasi e ulë edhe presionin e sindikatave”, tha ai.
Tahiri adresoi kritika ndaj ekzekutivit për vonesa në procedimin e ligjit për paga në Kuvend, sipas tij, ekzekutivi po e neglizhon të projektligjin ose janë të pazotë për tu marrë me tema madhore.
Tutje, Tahiri tha se synojnë të ndihmojnë Qeverinë që të rregullohet statusi i pagës bazë për mbi 22 mijë punëtorë të arsimit./21Media

Back to top button