Të paktën 54 të vdekur pas shpërthimit të një cisterne me benzinë
Të paktën 54 të vdekur pasi një cisternë gazi shpërtheu në qytetin e dytë më të madh të Haitit
Dhjetëra njerëz humbën jetën të hënën vonë pasi një cisternë që transportonte benzinë shpërtheu në Cap-Haitien, qyteti i dytë më i madh i Haitit, sipas zyrtarëve.
Numri i të vdekurve aktualisht është 54, sipas agjencisë lokale të mbrojtjes civile. Dhjetëra të tjerë janë të lënduar, transmeton rtv21.tv.
Zyrtarët mjekësorë kanë bërë një apel publik për dhurimin e gjakut, tha një zëdhënës i agjencisë së mbrojtjes civile për CNN.
Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, reagoi ndaj tragjedisë mëngjesin e së martës, duke postuar në Twitter.
“Me dhimbje dhe emocion mësova lajmin e hidhur të shpërthimit, mbrëmë, në Cap-Haitien, të një kamioni cisternë që transportonte benzinë”, tha ai.
Zyrtarët lokalë thonë se përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe se numri i të vdekurve pritet të rritet.
Henri më vonë shpalli tri ditë zie kombëtare pas shpërthimit, “në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie./21Media