Tahiri: Seanca për referendumin e panevojshme, tallje me deputetët e opozitës

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se seanca e së shtunës ka qenë e panevojshme dhe të njëjtën e ka parë si tallje me deputetet e opozitës.
“PDL ka qenë subjekti i parë politik që ka kërkuar nga institucionet të ruhet sovraniteti i shtetit të mos lejohet mbajtja e një referendumi të Serbisë në Kosovë. Vlerësojmë që akti i qeverisë që mos të lejohet një veprim i tillë ka qenë akt i detyrueshëm në mbrojtje të sovranitrit. Seanca ka qenë e panevojshme dhe e kam parë më shumë tallje me deputetet e opozitës dhe ne nuk kemi dashtë të bëhemi pjesë e një seancë të tillë”, ka thënë Tahiri.
Sipas Tahiri,t, Qeveria është dashur t’i ofrojë argumentet e duhura aleatëve të vendit për t’i bindur për mosmbajtje të referendumit serb në Kosovë.
“Qeveria s’i ka ofruar argumentet e duhura përballë aleatëve tanë, përballë SHBA-së dhe kemi ardhur në një situatë ku kemi qëndruar të heshtur deri në momentin e fundit dhe fatkeqësisht, aleatët tanë s’i kemi pasur pro. Kjo ka ndodhur si pasojë e mosangazhimit”, shtoi tutje Tahiri.

Back to top button