​Tahiri: Tre policët u liruan falë angazhimit të ShBA-së dhe BE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se falë angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, janë liruar tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit, Tahiri kritikoi partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për papërgjegjësi.

Krahas kësaj, Tahiri tha se edhe menaxhimi i situatës në veri të Kosovës është i gabuar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ai përmendi edhe mospagesën e rrezikshmërisë së policëve që janë duke operuar në atë zonë.

Sipas tij, ekzekutivi ka dështuar në ekonomi dhe administratë shtetërore.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet edhe javën e kaluar në mungesë të kuorumit. Mirëpo, caktimi i seancës plenare me pika të papërfunduara mund të caktohet me vendim edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Back to top button