Ditë zie në Pejë

Komuna e Pejës në nderime të viktimave që humbën jetën si pasojë e vërshimeve, ka shpallur ditën e sotme, ditë zie.
Me këtë vendim, të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen.
Gjithashtu, flamujt vendosën në gjysmështizë, si dhe aplikohet rregullat tjera për shënimin e kësaj dite.
Komuna po ashtu ka njoftuar qytetarët se sporteli numër 4, pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, është dedikuar veçanërisht për pranimin e kërkesave për dëmet e shkaktuara.
Përndryshe, nga vërshimet e së shtunës ka humbur jetën një fëmijë 5 vjeçar dhe nëna e tij.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?