Tahiri – Vetëvendosjes: Mos shpifni

Në Debat Përnime që transmetohet në Radiotelevizionin 21 ndodhi një përplasje mes përfaqësueses së Vetëvendosjes dhe atij të AAK-së

Sipas Shqipe Pantinës, i gjithë synimi i PAN-it është bazuar në një njeri dhe nuk është parë nëse koalicioni ka një program të përbashkët.

Duke replikuar Pantinën, Besnik Tahiri nga koalicioni PAN i akuzoi ata për shpifje, ngase programin e ka me vete, dhe është program i akorduar mes partive të koalicionit, shkruan rtv21.tv.

Tahiri bëri të ditur se e vërteta është ndryshe nga siç thonë Vetëvendosja, se për 6 muaj të tërë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i kishte lutur lëvizjen vetëvendosje sipas tij “qysh po doni” për koalicion që të rrëzonin qeverinë, por këta të fundit nuk kanë pranuar./21Media

Back to top button