Tahiri: Nuk është e vërtetë që nuk e kemi lëshu vendin e kryeministrit për Vetëvendosjen

Debatohet përse nuk u bashkua opozita

Sonte në Debat Përnime mes tjerash u përmend edhe përse opozita nuk u bashkua për zgjedhjet e 11 qershorit.

Besnik Tahiri nga AAK, tha se e vërteta është që NISMA dhe Aleanca nuk ka lënë gurë pa lëvizur për ta bashkuar opozitën, shkruan rtv21.tv

Ndërsa Shqipe Pantina nga Vetëvendojsa tha se kjo parti ka qenë e interesuar në program dhe jo se kush do të jetë kryeministër duke e akuzuar Tahirin se nuk kanë ndonjë program por kanë të gjithë një synim tek vetëm një person.

Ndërsa Besnik Tahiri ia ktheu duke i thënë se Haradinaj e kishte lutur Vetëvendosjen që ta merrte kryeministrin apo të ishte bartës i listës.

“Nuk është e vërtetë që nuk e kemi lëshu vendin e kryeministrit për Vetëvendosjen, kjo është e pavërtetë, jau jap fjalën e nderit që Ramush Haradinaj ju ka thënë a po doni me kanë bartës i listës, a po doni me pas kryeministrin personalisht jam kanë nuk e kam me të nime e di këtë e din Vetëvendosja”, u shpreh Tahiri./21Media

Back to top button