Tajani vjen në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, është në mision në Kosovë për të përshëndetur kontingjentin italian të Forcës së Kosovës (KFOR), misionin e udhëhequr nga NATO.

“Është krenari për mua të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it”, tha ministri.

Ai shtoi: “Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë për ta dhe për të gjithë ushtarët italianë në botë për shërbimin e tyre për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në raste si Krishtlindjet kur dëshirojmë të jemi pranë shtëpisë dhe njerëzve tanë më të dashur.

Tutje nga njoftimi i ministrisë së Jashtme të Italisë thuhet se misioni i KFOR-it është një prani thelbësore në Kosovë dhe në Ballkan, të cilit shteti i Italisë i kushton rëndësinë më të madhe për stabilizimin e rajonit, edhe në funksion të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“KFOR-i, i krijuar sipas Rezolutës 1244/1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është misioni më i madh i Aleancës Atlantike në një vend joanëtar. Deri më sot, 29 vende të NATO-s dhe partnere kanë kontribuar në forcat e KFOR-it. Italia është vendi kryesor që kontribuon në mision për sa i përket njësive të dislokuara. Kjo konfirmon rolin qendror që luan kombi ynë për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili është edhe më domethënës sot, duke pasur parasysh se Italia ka edhe udhëheqjen e misionit: me komandën aktuale, filloi 11 tetorin e kaluar pasi e mori atë nga Turqia. Italia ka ardhur në krye të KFOR-it për 14 herë. Krahas përshëndetjes së një përfaqësuesi të ushtrisë së kontingjentit italian, ministri do të vizitojë objektet e misionit të KFOR-it dhe do të ketë një takim me komandantin italian, gjeneralin Enrico Barduani. Ministri Tajani do të takohet edhe me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (Eulex), gjeneralin Giovanni Pietro Barbano, oficer i Karabinierëve. I themeluar në vitin 2008, EULEX është misioni më i rëndësishëm civil i Bashkimit Evropian dhe ka për detyrë të mbështesë sundimin e ligjit dhe zhvillimin e institucioneve të vendit”, thuhet tutje në njoftim. /21Media

Show More
Back to top button