Takimi Barcelona-Napoli, Xavi: Do të jetë luftë futbolli

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández doli në konferencë për shtyp për ndeshjen Napoli-FC Barcelona që luhet të enjten.
Hernandez u tregua i motivuar duke treguar se skuadra mund të garojë në nivelin maksimal.
“Çdo ndeshje është finale për ne dhe vjen me urgjencë. Jemi duke luajtur në stadiumin Diego Armando Maradona. Jemi të motivuar dhe mund të garojmë normalisht, pa pasur komplekse”, tha Xavi.
Trajneri, përveç kësaj, pranoi se eliminimi i Ligës së Evropës “do të ishte një zhgënjim i madh”.
“Ne duam të konkurrojmë në Evropë përballë një rivali të madh si Napoli. Një ndeshje e vështirë”, tha tutje trajneri i Barcelonës.
Xavi gjithashtu siguroi që dueli në Napoli do të jetë një “luftë” dhe që do të fitojë skuadra që do të arrijë të dominojë topin dhe të gjenerojë më shumë raste.
“Shkojmë të përballemi me palën e barabartë që po të kishim fituar 3-1 ose 2-1. Duhet të dominojmë. Napoli do të na shtrëngojë dhe do të jetë një festë me shumë intensitet. Ai që ka topin do të ketë më shumë shancë për të fituar. Tifozët do të jenë intensivë. Duhet të tregohemi të guximshëm dhe të krijojmë raste. Po japim hapa për të ecur përpara, por do të jetë një provë e komplikuar”, tha Xavi./21Media

Back to top button