Takimi i 27 shkurtit, Lajçak: Propozimi evropian është ‘Lëre ose merre’

Lajçak: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e di përmendsh, thotë se Asociacioni duhet të themelohet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pothuajse e di përmendsh dhe thotë se Asociacioni duhet të themelohet dhe që akti ligjor nga qeveria duhet të marrë parasysh gjetjet nga ana e kësaj gjykate. Kështu që mendoj që konkluzat janë të qartë, vendimi thotë që duhet themeluar dhe statuti Asociacionit dhe akti ligjor i qeverisë duhet të marrin parasysh konstatimet e Gjykatës, mendoj se udhëzimi është shumë i qartë”, theksoi ai pwr televizionin publik
Emisari i BE-së, tha se nuk duan që ta detyrojën Kosovës që të pranojnë asgjë. “Unë mendoj se Kosova është multietnike, po flasim për Asociacionin, nuk mendoj se ka një komunë të vetme monoetnike, ka shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës, ne duam të aplikojmë modele evropiane, ne nuk duam ta detyrojmë Kosovën të pranojë asgjë që do të ishte kundër funksionalitetit të saj dhe kundër sistemit të saj ligjor, pse do të bëjmë këtë”, tha ai.
Takimi i 27 shkurtit, Lajçak: Propozimi evropian është ‘Lëre ose merre’
Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.
Kështu ka deklaruar në një intervistë televizionin publik emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.
Sipas Lajçakut, plani në vete është Lëre ose Merre!
Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.

Back to top button