Takimi i KS të OKB-së për Kosovën, merr pjesë edhe Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit (KS) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, Osmani do të paraqesë të arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën.
Fjalimi i Presidentes do të jetë nga ora 16:00, sipas kohës së Kosovës.
Takimi i KS të OKB-së për Kosovën që do të mbahet sot do të jetë i dyti për këtë vit pas atij të mbajtur me video-lidhje në prill./21Media

Back to top button