Takimi i së hënës, Pacolli: Kosova po jetëson “Zajednicën”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se në takimin e nesërm me shumë gjasa do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian, ku Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.
Deputeti opozitar tha se Kosova me këtë marrëveshje do të përfitojë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe ndonjë njohje nga vendet e BE-së.
“Nesër me 27 shkurt, me shumë gjasa do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian, ku Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës. Me fjalë të tjera, situata do të dalë si një vit më parë; Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak. Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëngushëllimi” për t’u distancuar nga Rusia, por jo për t’u ndarë. Kosova, në anën tjetër, fiton; kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, apo mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat serbe”, ka shkruar ndër tjera Pacolli./21Media