Takimi Krasniqi-Begaj, vlerësohet angazhimi i Shqipërisë për Kosovën
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi priti në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë takimit me Presidentin Begaj, Krasniqi tha se PDK është duke punuar për të ndërtuar një vizion të ri për të ardhmen e vendit, gjithmonë në aleancë të ngushtë më shtetin shqiptar dhe aleatët nga SHBA dhe vendet e BE-së.
Presidenti Begaj nga ana e tij ka vlerësuar lartë angazhimin e PDK-së, të liderëve të saj si dhe gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Shqipërisë për proceset jetike të Kosovës me qëllim të fuqizimit të shtetësisë, demokracisë dhe proceseve integruese euro-atlantike.
Krasniqi uroi Presidentin Begaj për postin e presidentit, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të tij dhe të PDK-së në kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ai gjithashtu përgëzoi Presidentin shqiptar për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur besim se ky vendim i BE-së, pas shumë vonesave, ka kthyer vëmendjen kah Ballkani Perëndimor si dhe falëndëroi atë për mbështetjen që Shqipëria po jep për dy liderët tanë historikë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarët e tyre, që nga shkuarja e tyre në Hagë./21Media