Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë goditi Australinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet jugore të Australisë pranë ishullit Macquarie.
Lëkundje këto që shkaktuan drithje të moderuara pranë epiqendrës goditi në një thellësi prej 10km, 4.000km nga kontinenti australian të martën.
Ishulli Macquarie, i cili është një territor australian, ndodhet në gjysmë të rrugës midis Tasmanisë dhe Antarktidës.
Ishulli përfshin objekte për studimin e gjeofizikës, biologjisë, fizikës së atmosferës së sipërme dhe meteorologjisë.
Ky ishull ka qenë pjesë e Tasmanisë që nga viti 1900 dhe u bë një rezervë shtetërore e Tasmanisë në vitin 1978./21Media

Back to top button