Takimi në Bruksel, Lajçak kërkon progres në procesin e dialogut

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak në Twitter ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut.
Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, ka shkruar Lajçak.


Në Bruksel janë zhvilluar sot disa takime të delegacionit të Kosovës, që merr pjesë në dialog me Serbinë, me përfaqësuesin e BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak. Ky i fundit po ashtu ka pasur disa takime edhe me delegacionin e Serbisë.
Megjithëkëtë nuk ka pasur një takim të përbashkët në kuadër të dialogut mes palëve, me ndërmjetësimin e BE-së./21Media

Back to top button