Kaloni te përmbajtja kryesore

Përfundon numërimi i votave me postë

Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi për portalin rtv21.tv ka treguar në ora 20:00 ka përfunduar numërimi i votave me postë.
“Ju njoftoj se rreth orës 20:00 ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë”, ka thënë Elezi.
Sipas KQZ-së, numrin më të madh të votave me postë e ka marrë kryetari i ri i Gjilanit, Alban Hyseni me 148 vota, pastaj kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia me 122 vota, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj me 108 vota, kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu me 436 vota dhe kandidati për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini me 244 vota.
Ndërsa, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Vushtrrisë, Ferid Idrizi dhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati kanë marrë vetëm nga një votë nga votimi me postë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button