Takimi në Pragë, Rama: Uroj mos kemi tjetër krizë për t’u mbledhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për mediat në prag të nisjes së Takimit të Komunitetit Politik Evropian.
Ai tha se ky takim nuk është ide e re por e rilindur në kohë krizash.
“Shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit evropian.”, tha Rama.
Ai tutje tha se dhe pse Shqipëria nuk është anëtare e BE-së, ata janë evropianë.
“Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit perëndimor, e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë.”, deklaroi Rama./21Media

Back to top button