Takimi Zelensky-Putin i mundshëm, por pas betejës për Donbasin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka të ngjarë të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin vetëm pas një beteje të madhe të parashikuar për rajonin lindor të Donbasit.
Kështu ka bërë të ditur sot këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, i cili ka thënë se Ukraina është gati për beteja të mëdha.
“Ukraina duhet t’i fitojë betejat veçanërisht në Donbas dhe pas kësaj, Ukraina do të marrë një pozicion më të fuqishëm negociues, nga i cili mund të diktojë disa kushte. Pas kësaj, presidentët do të takohen. Kjo mund të zgjasë dy ose tre javë”, ka thënë këshilltari.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ata parashikojnë një ofensivë të madhe në Donbas nga Rusia, e cila ka njoftuar një ndryshim në strategjinë ushtarake duke u fokusuar në lindjen e vendit./21Media

Back to top button