Ukraina akuzon Rusinë se vodhi substanca radioaktive nga Çernobili

Ukraina thotë se forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit vodhën substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë që mund t’i vrasin ato.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha në ”Facebook” se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca shumë radioaktive.
”Edhe një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurëse nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia.
Kjo e fundit ka shtuar se lokacioni i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet./21Media

Back to top button