Takohen Stoltenberg e Lajçak: Zgjidhjet politike afatgjata, interes i përbashkët

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s,  është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen për targat mes Kosovës e Serbisë.
Stoltenberg ka thënë se është interes i NATO-s dhe BE-së që të ketë zgjidhje të përbashkëta afatgjate në rajon.
Ai theksoi se KFOR-i do të sigurojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes.
“Diskutuam me të dërguarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në lidhje me marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. NATO e KFOR-i vazhdon të sigurojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes. NATO-ja dhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter./21Media
 
 

Back to top button