“Talia e Flakës 2022”, anulohet shfaqja “Marksistët e Leninistët e Zvicrës”

Është anuluar shfaqja “Marksistët e Leninistët e Zvicrës”, prodhim i Teatrit Adriana – Ferizaj, e cila ka qenë e planifkuar për tu dhënë sonte, në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe.
Kështu ka informuar Teatri i qytetit të Gjilanit, sipas të cilit, shfaqja është anuluar për shkak se njëri nga aktorët e kësaj shfaqjeje ka rezultuar pozitiv me Covid 19.
“Në vend të saj, për të gjithë ata që nuk kanë pasur ftesa dhe nuk kanë mundur të shohin premierën shfaqjes “Viganët”, prodhim i Teatrit të Gjilanit, ne do të japim sonte, pa pagesë, reprizën e saj! Pra, sonte, e mërkurë, 26 janar repriza e shfaqjes “Viganët” | ora 18:00”, është bërë e ditur në njoftim.
Festivali i Dramës Shqipe “Talia Flakës” ka filluar më 23 janar dhe do të zgjasë deri më 28 janar, kur do të bëhet ndarja e çmimeve./21Media

Back to top button