Talia e Flakës 2022, shfaqjet që mund t’i shihni nga 23 janari!

Festivali i dramës origjinale shqipe është një manifestim teatror me përmasa mbarëkombëtare, i menduar shumë e shumë vite më parë, që në të 70-tat.
Me koncept të qartësuar që atëbotë në qarqet kulturore e veçmas ato skenike, i riinicuar si projekt pak a shumë i kondicionuar që më parë të dështojë për shkaqe të një situate të rëndë politike, që në vitin 1991, ndonëse në forma e fizionomi kamertale, do të nisë e vazhdojë për të gjitha këto vite të ―Flakës së Janarit, nga viti 1999 – do të shndërrohet në realitet si projekt i mirëfilltë, tamam ashtu siç ishte paraparë kaherë, pas çlirimit të Kosovës, me një emërtim tejet sinjifikativ – Talia e Flakës.
Si njëra ndër shtyllat më të forta të manifestimit mbarëkombëtar të saj, me të gjitha prerogativat e një evenimenti unik e kredibil, si një element, ndër të parët e kulturës së bashkuar mbarëshqiptare, e me një gjakim fare të vetëkuptueshëm: që ta stimulojë e avancojë dramaturgjinë kombëtare, që t‘i inkurajojë e përnxisë shkrimtarët e në radhë të parë dramaturgët, që ta begatojnë këtë gjini tonën, gjini e lloj letrar, i cili shkruhet (në radhë të parë) për t‘u inskenuar, më shumë se për t‘u lexuar si letërsi.
Nga 23 janari mund të shihni këto shfaqje:
“Viganët”, “Aroma e Hënës”, “5 Ditë Mbret”, “Marksistët e Leninistët e Zvicrës”, “GOF”, “Siffler”.
Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 19:30./21Media

Back to top button