Talibanët bëjnë thirrje për ndihmë ndërkombëtare pas tërmetit

Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues me magnitudë 6.1 ballë, tranmseton rtv21.tv
Një tërmet i fuqishëm goditi rajonin malor në lindje të Afganistanit dhe la të vdekur të paktën një mijë njerëz. Raportohet për mbi 1500 të lënduar.
Tërmeti me magnitudë prej 6.1 shkallë të Rihterit, është një nga më vdekjeprurësit në dekada, kanë thënë zyrtarët në Afganistan. Numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet ndërsa ekipet po i largojnë rrënojat.

Afganistani është në mes të një krize humanitare dhe ekonomike, një zyrtar i lartë i talebanëve, Abdul Qahar Balkhi, tha se qeveria ishte “e paaftë financiarisht të ndihmojë njerëzit në masën që është e nevojshme”.

Agjencitë e ndihmës, vendet fqinje dhe fuqitë botërore po ndihmonin, tha ai, por shtoi “Ndihma duhet të rritet në një masë shumë të madhe, sepse ky është një tërmet shkatërrues që nuk është përjetuar në dekada.”/21Media
Back to top button