Si ta mbani shtëpinë e freskët gjatë verës

Temperaturat e larta janë një nga problemet më të mëdha të stinës së verës.
Krahas kondicionerëve, apo mënyrave të tjera të freskimit për shtëpinë, ka edhe disa gjëra që mund të bëni pa shpenzuar aspak.
Mbani dritaret dhe dyert e dhomave hapur përgjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit.
Gjatë kohës së drekës, kur temperaturat janë edhe më të larta, vendosni një copë të errët te dritaret për të penguar direkt dritën e diellit.
Pas perëndimit të diellit, nëse shtëpia ju duket më e nxehtë se jashtë, vendosni freskuesen apo ventilatorin (nëse keni) përballë dritares.
Evitoni dushet e nxehta. Përdoni një temperaturë neutrale uji dhe pini sa më shumë ujë!
Fikni pajisjet elektroshtëpiake. Përveçse konsumojnë energji, pajisjet eektroshtëpiake të vendosura në prizë e ngrohin ambientin./21Media

Back to top button