Talibanët ndalojnë gratë të vizitojnë parkun kombëtar popullor

Talibanët i kanë ndaluar gratë të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën qendrore Bamiyan.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të virtytit dhe vesit të Afganistanit, Mohammad Khaled Hanafi, tha se gratë nuk kishin respektuar hixhabin brenda parkut, përcjell portali rtv21.tv

Ai u bëri thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t’i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje.

Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në 2009.

Është një destinacion popullor për familjet dhe ndalimi i frekuentimit të grave do të pengojë që shumë njerëz të jenë në gjendje të shijojnë parkun.

UNESCO e përshkruan parkun si një “grup liqenesh të krijuar natyrshëm me formacione dhe strukturë të veçantë gjeologjike, si dhe me bukuri natyrore dhe unike”.

Back to top button