Talibanët shënojnë “Ditën e Pavarësisë”

Anëtarët talebanë dhe mbështetësit e tyre kanë parakaluar lart e poshtë një rrugë kryesore në qytetin jugor të Kandaharit, shtëpia shpirtërore e lëvizjes.
Luftëtarët e armatosur, në automjete që morën vitin e kaluar nga forcat e sigurisë së qeverisë së mëparshme afgane, valëvitnin flamuj bardh e zi teksa fëmijë të vegjël të ngazëllyer u ulën pranë tyre.
Talebanët sot shënojnë “pavarësinë” e tyre, kulmin e kryengritjes së tyre kundër forcave ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja dhe ish-qeverisë, përcjell rtv21.tv
Megjithatë, shumë afganë të tjerë janë të dëshpëruar për drejtimin në të cilin është vendi, duke u ankuar për mbylljen e vazhdueshme të shumicës së shkollave të mesme të vajzave, për shembull, raporton BBC
Megjithatë, kjo ndjenjë dëshpërimi nuk është universale, në fshatrat rurale, veçanërisht në jug dhe lindje të vendit, ku dikur u panë luftime të ashpra, banorët po shijojnë jetën pa frikën se do të kapen në mes të zjarrit të luftës.
Ajo që e bashkon vendin është shqetësimi për situatën e rëndë ekonomike dhe humanitare, me varfërinë dhe nivelet e kequshqyerjes në rritje, ndërsa financimi i huaj që mbështeti qeverinë e mëparshme është shkurtuar./21Media

Back to top button