Talibanët shpallin amnisti për zyrtarët qeveritarë

Talibanët kanë njoftuar përmes televizionit shtetëror afgan një amnisti të përgjithshme për punonjësit e ish-qeverisë afgane duke u kërkuar atyre të kthehen në punë me “besim të plotë”.
“Një amnisti e përgjithshme është shpallur për të gjithë … kështu që ju duhet të filloni jetën tuaj rutinë me besim të plotë,” tha AFP, duke cituar një deklaratë talebane.
Ajo vjen mes një sfondi frike në Afganistan, pasi ata që punonin për qeverinë ose organizatat e mbështetura nga Perëndimi, ata që punuan si përkthyes për trupat amerikane kanë frikë nga ndëshkimet, transmeton rtv21.tv.
Talibanët janë të njohur për kryerjen e dënimeve brutale dhe janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës – diçka që ata e mohojnë./21Media

Back to top button