Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive që të mbulojnë fytyrat

Talibanët urdhëruan prezantueset televizive afgane dhe gra të tjera në ekran të mbulojnë fytyrat e tyre gjatë transmetimit. Mediat u njoftuan për dekretin të mërkurën, tha një zëdhënës i policisë fetare për BBC.
Vendimi erdhi dy javë pasi të gjitha gratë u urdhëruan të mbanin mbulesë të fytyrës në publik, ose rrezikojnë të ndëshkohen.
Kufizimet janë duke u forcuar për gratë – atyre u ndalohet të udhëtojnë pa një kujdestar mashkull dhe shkollat ​​e mesme janë mbyllur për vajzat.
Një gazetare afgane që punonte për një stacion televiziv lokal në Kabul, tha se ishte tronditur kur dëgjonte lajmet më të fundit.
“Ata po na bëjnë presion indirekt për të na ndaluar prezantimin në TV”, tha ajo për BBC.
“Si mund t’i lexoj lajmet me gojën time të mbuluar? Nuk di çfarë të bëj tani – duhet të punoj, unë jam mbajtësi i familjes sime.”
Dekreti i ri do të hyjë në fuqi nga 21 maji, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zëdhënës të Ministrisë së Talibanëve për Parandalimin e Veseve dhe Promovimin e Virtytit.
Kanali i lajmeve Shamshad postoi një foto të prezantueses të tij të lajmeve e veshur me maskë dhe imazhe të tjera të ngjashme po shpërndahen në rrjetet sociale./21Media

Back to top button