Haxhiu paralajmëron kallëzim penal nëse zvarritet shqyrtimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu sonte në RTV21 paralajmëroi kallëzim penal nëse zvarritet shqyrtimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Është një rregullore e Kuvendit, të cilën duhet me zbatu edhe me respektu”, tha ai në emisionin debatues “Click”.

Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK, kanë kërkuar nga Qeveria që sa më shpejt të sjellë në Kuvend projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, që do të mundësonte tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti./21Media

Back to top button